Qofte me patate dhe spinaq
Përbërësit:
- 5 patate
- 100 gr spinaq i freskët
- 2 lgj bimë aromatike të freskëta
- 1 qepë
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
- 1 lugë çaji kerri
- 1 vezë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Vaj bimor për skuqje
Përgatitja:
Ziejmë patatet derisa të zbuten. I kullojmë dhe i shtypim në një tas. Shtojmë spinaqin e grirë hollë, qepën të grirë imët, kripën, specin e kuq dhe bimët aromatike. I përziejmë mirë derisa masa të bëhet brumë homogjen. Formojmë toptha të vegjël (qofte rrethore), lyejmë secilën me vezë të rrahur, më pas i skuqim në vaj bimor derisa të marrin ngjyrë të artë. I vendosim qoftet në letër kuzhine që të përthithet vaji i tepërt.
Komento
Komente
