Receta

Qofte me patate dhe spinaq nga zonja Albana

30 Shtator, 12:04| Përditesimi: 30 Shtator, 12:08

  • Share

Qofte me patate dhe spinaq

Përbërësit:

  • 5 patate
  • 100 gr spinaq i freskët
  • 2 lgj bimë aromatike të freskëta
  • 1 qepë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • 1 lugë çaji kerri
  • 1 vezë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Vaj bimor për skuqje

Përgatitja:

Ziejmë patatet derisa të zbuten. I kullojmë dhe i shtypim në një tas. Shtojmë spinaqin e grirë hollë, qepën të grirë imët, kripën, specin e kuq dhe bimët aromatike. I përziejmë mirë derisa masa të bëhet brumë homogjen. Formojmë toptha të vegjël (qofte rrethore), lyejmë secilën me vezë të rrahur, më pas i skuqim në vaj bimor derisa të marrin ngjyrë të artë. I vendosim qoftet në letër kuzhine që të përthithet vaji i tepërt.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?