Qofte me pure patate në furrë
Përbërësit:
Për purenë:
1 kg patate
1 gotë qumësht
1 lugë gjelle gjalp
2 lugë gjelle parmixhan
Kripë, arrëmoskat
Qoftet:
400 gr mish i grirë
Kripë dhe piper i zi
1/2 lugë çaji kumin
1 lugë kafe piper i kuq
1 qepë e vogël
2 lugë gjelle bukë e thekur e bluar
2 lugë gjelle majdanoz
1 lugë gjelle vaj
Salca:
1 domate e madhe
1 thelpi hudhër
1 lugë çaji salcë
1 lugë gjelle majdanoz
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë patatet për 25-30 minuta. I qërojmë dhe i kthejmë ata në pure, shtojmë arrëmoskat dhe pak kripë. E vëmë në zjarr. Shtojmë parmixhan dhe gjalp dhe i përziejmë në temperaturë mesatare. Pasi të ketë shkrirë parmixhani, e largojmë nga zjarri dhe e shtrojmë si bazë në një tepsi mesatare me brinjë 30 cm.
Në një tas përgatisim brumin e qofteve. Vendosim mishin e grirë, kripë, piperin e zi, kumin dhe piper të kuq. Shtojmë qepën e grirë në rende, bukën e thekur të grirë, majdanoz, 1 lugë gjelle vaj ulliri. Të gjitgë këta përbërës i punojmë mirë me dorë derisa të formohet një brum i lidhur. Formojmë qofte me toptha mesatarë.
Ngrohim vajin në një tigan dhe i rrotullojmë qoftet nga të gjitha anët, pa I skuqur plotësisht. I largojmë nga tigani dhe I lëmë mënjëanë.
Në po atë yndyrë ku skuqëm qoftet shtojmë domaten të qëruar nga lëkura dhe të grirë në rende. Sapo të fillojë të ziejë shtojmë edhe salcën e domates, ½ filxhan kafeje ujë, e lëmë të ziejë pak dhe shtojmë majdanozin.
Ndajmë në kuadrate bazën me purenë e patatets mbi cdo kuadrat vendosim nga një qofte, mbulojmë qoftet me 2 lugë gjelle salcë dhe mbi salcë hedhim djathë të grirë, pak piper të kuq. E vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius, për 15-20 minuta.