Qofte me salcë nga zonja Albana

22 Mars 2023, 11:57| Përditesimi: 22 Mars 2023, 12:01

  • Share

Qofte me salcë

Përbërësit:

  • 300 gr mish i grirë viçi
  • 200 gr salçiçe
  • 1 fetë bukë
  • 1/2 gotë qumësht
  • 1 vezë
  • 1 tufë majdanoz
  • Borzilok, rigon
  • Kripë, piper
  • Arrë moskat

Për salcën:

  • 200 gr salcë domate
  • 1 lgj salcë koncentrat
  • 1-2 lugë miell
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tas bashkojmë mishin e grirë me një fetë bukë të njomur në qumësht, një qepë të grirë imët, vezë, kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. E punojmë mirë brumin e qofteve, e lemë pak të pushojë dhe më pas realizojmë qofte rrumbullake të cilat i skuqim në vaj të nxehtë.

Largojmë qoftet nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim pak miell duke i dhënë ngjyrë të artë. Më pas shtojmë salcën e domates duke e përzier mirë. Gradualisht shtojmë ujë derisa të krijohet një salcë e plotë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, erëza dhe vendosim qoftet e skuqura. I lëmë pak minuta në nxehtësinë e salcës dhe i servirim.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?