Qofte me shije pice në salcë domate nga zonja Albana

24 Nëntor 2022, 11:51| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 11:52

  • Share

Qofte me shije pice në salcë domate

Përbërësit:

Për qoftet:

  • 300 gr mish i grirë
  • 1 qepë e thatë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 vezë
  • 1 lgj galetë
  • ½ tufë majdanoz
  • 1 tufë borzilok
  • 1 spec i kuq
  • 1 lgj keçap
  • 1 lgj uthull
  • Koncentrat perimesh
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper
  • Miell për pudrosjen e qofteve
  • Vaj për skuqje

Për salcën:

  • Salcë domate
  • Qepë
  • Hudhër
  • Borzilok
  • Kanellë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tas vendosim të gjithë përbërësit e qofteve. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe e lemë të pushojë për 30 minuta. Më pas realizojmë qoftet të cilat i pudrosim me pak miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë. Ndërkohë përgatisim salcën duke kaurdisur fillimisht një qepë të grirë shumë i imët bashkë më një thelpi hudhër. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë salcën e domates. E lemë të marrë valë dhe në fund rregullojmë shijen me kripë, piper, pak koncentrat perimesh, pak kanellë dhe gjethe borziloku.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?