Qofte me speca dhe salcë domateje
Përbërësit:
- 2 feta bukë të bardhë
- 1 qepë
- ½ kg mish viçi i grirë
- 1 vezë
- 1 lugë e vogël uthull
- Majdanoz i freskët
- Vaj ulliri
- Kripë, piper, rigon
- 2 speca jeshilë
- 2 speca të kuq
- 300 ml salcë domateje
- Pak ujë
- Nenexhik i freskët
Përgatitja:
Lagim bukën në ujë dhe e shtrydhim mirë. Në një blender bluajmë qepën me majdanozin dhe i hedhim te mishi i grirë bashkë me bukën e shtrydhur dhe vezën. Shtojmë vaj ulliri, piper, uthull, pak uzo nëse dëshirojmë, nenexhik, rigon dhe kripë. E punojmë mirë brumin derisa të bëhet masë e butë dhe e lëmë të pushojë rreth 30 minuta. Formojmë qoftet dhe i skuqim lehtë në pak vaj ulliri, sa të marrin ngjyrë. Ndërkohë përgatisim salcën, presim specat në shirita të trashë dhe i skuqim derisa të marrin ngjyrë. Hedhim salcën e domates, kripë, piper dhe pak ujë. E lëmë të ziejë për rreth 10 minuta dhe më pas shtojmë qoftet e skuqura në salcën me speca. E lëmë për disa minuta gatimin në zjarr derisa salca të lidhet.
Komente
