Qofte me ton dhe gjizë nga zonja Albana

26 Prill 2023, 11:30| Përditesimi: 26 Prill 2023, 11:32

  • Share

Qofte me ton dhe gjizë

Përbërësit:

  • 230 gr peshk ton
  • 200 gr rikota / gjizë
  • 20 gr açuge
  • 20 gr kaperi
  • 50 gr galetë
  • 50 gr djathë parmixhano
  • 2 vezë
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Për të përgatitur qoftet me peshk ton dhe rikota, fillimisht përgatisim brumin. Bashkojmë në një tas rikotën me djathin parmixhano të grirë, peshkun ton të thërrmuar dhe açugat e kulluara. Shtojmë më pas kaperin, majdanozin e grirë, thërrimet e bukës, kripë, piper dhe në fund vezët e rrahura lehtë. E trazojmë mirë brumin derisa përbërësit të homogjenizohen (nëse masa është shumë e butë mund të shtojmë edhe pak djathë, nëse është më e fortë mund ta zbusim me disa pika qumësht). Lagim pak duart dhe marrim pjesë të vogla të brumit dhe i japim formën klasike të një qofte të rrumbullakët. Pasi formojmë të gjithë qoftet, i rrotullojmë në thërrimet e bukës dhe i vendosim të skuqen në vaj të nxehtë.     

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?