Qofte orizi
Përbërësit:
2 lgj vaj ulliri
1 qepë
1 thelpi hudhër
300 gr oriz
150 ml verë e bardhë
50 gr gjalpë
1 litër buljon
1 lgj galetë
1 lgj djathë të grirë
½ tufë majdanoz
3 kokrra vezë
Pak miell
Vaj vegjetal
Përgatitja:
Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim 1 qepë dhe 1 thelpi hudhër të grirë imët. Më pas shtojmë orizin dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë. E shuajmë me verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë buljonin dhe e lemë të marrë valë për 15 minuta. Në fund shtojmë gjalpin dhe e lemë orizin të ftohet. Pasi orizi të jetë ftohur plotesisht shtojmë djathë të grirë, majdanoz, kripë, piper. E trazojmë mirë dhe fillojmë realizojmë toptha mesatare të cilat i lyejmë me miell, vezë dhe galetë. Më pas i skuqim në vaj të bollshëm.