Receta

Qofte patatesh të mbushura me djathë nga zonja Albana

10 Korrik, 11:59| Përditesimi: 10 Korrik, 12:01

  • Share

Qofte patatesh të mbushura me djathë

Përbërësit:

  • 5-6 patate mesatare
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 kokrra vezë
  • 3 fk miell
  • 1 fç galetë
  • Kripë, majdanoz

Për mbushje:

  • 3 vezë të ziera
  • 3-4 lgj djathë i thërrmuar
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Pasi i kemi zier patatet i bëjmë pure duke i shtuar kripë, piper, gjalpë dhe vezë. Për mbushjen ziejmë vezët fort, i qërojmë, i presim në forma kubike, i përziejmë me djathë të thërrmuar, kripë, piper, majdanoz të grirë hollë e gjalpë. Nga pureja e përgatitur merret masa për një racion, aq sa nxë dora, e hapim në tavolinë të pudrosur me miell në formë disku, vendosim mbushjen në mes, e mbështjellim duke e mbuluar mbushjen, i japim formë të rrumbullakët, e shtypim pak, e lyejmë me miell dhe me galetë. Kështu veprojmë me të gjitha qoftet dhe i skuqim në vaj të nxehtë ose i vendosim në furrë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?