Qofte pule me spinaq
Përbërësit:
- 400 gr gjoks pule
- 1 dorë spinaq
- 1 tufë majdanoz
- 1 vezë
- 1 lç sodë
- Kripë, piper i zi
- Pak miell
Përgatitja:
Kalojmë në blendër gjoksin e pulës, spinaqin dhe majdanozin. Më pas shtojmë tek brumi i qofteve vezën, pak sodë buke, kripë dhe piper të zi. Në varësi të butësisë së brumit mund të shtojmë dhe pak miell. Realizojmë qofte rrumbullake mesatare dhe i skuqim në vaj të nxehtë.
Komento