Qofte shtëpie me oriz nga zonja Albana

3 Shtator, 12:02| Përditesimi: 3 Shtator, 12:04

  • Share

Qofte orizi

Përbërës:

  • 500 gr oriz
  • 1 patate
  • 1 vezë
  • 250 gr bukë të thërrmuar
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 fç djathë kaçkavall
  • Kripë, piper
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Ziejmë në ujë të bollshëm orizin me kripë dhe më pas e kullojmë. Ndërkohë ziejmë dhe një patate dhe e bëjmë pure duke e bashkuar me orizin dhe përbërësit e tjerë. E lëmë pak brumin të ftohet dhe i japim formë sipas dëshirës. I kalojmë në pak bukë të thërrmuar dhe i skuqim mirë nga të gjitha anët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?