Qofte shtëpie me perime në furrë nga zonja Albana

6 Qershor 2023, 11:59| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 12:01

  • Share

Qofte shtëpie me perime në furrë

Përbërësit:

  • 800 gr mish i grirë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 vezë
  • 1 qepë
  • 1 lk sodë
  • Kripë, rigon
  • Piper i zi
  • Piper i kuq
  • 2 speca të kuq të mëdhenj
  • 2 speca jeshil të mëdhenj
  • 3 thelpinj hudhër
  • 5 patate
  • 2 fç salcë domate
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Bashkojmë erëzat bashkë me mishin e grirë. Zëmë brumin dhe realizojmë qofte të mëdha të cilat i vendosim në një tavë. Në mes të tavës vendosim specat, patatet, salcën e domates, pak ujë, vaj ulliri, kripë dhe hudhër të shtypur. E vendosim tavën me qofte dhe perime në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?