Qofte shtëpie me qull dhe arra nga zonja Albana

21 Qershor 2023, 12:05| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 12:07

  • Share

Qofte shtëpie me qull dhe arra

Përbërësit:

  • 400 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 2 feta bukë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 vezë
  • Djathë i bardhë
  • Uthull rrushi
  • Vaj ulliri
  • Piper i kuq, piper i zi
  • Kripë, nenexhik

Për qullin:

  • 1 lgj gjalpë
  • 2 lgj miell misri
  • 1 lgj uthull molle
  • 1 dorë arra
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 2 gota lëng mishi

Përgatitja:

Bashkojmë të gjithë përbërësit e qofteve dhe brumin e krijuar e lemë për disa minuta në frigorifer. Më pas qoftet i skuqim në vaj të nxehtë bimor.

Përgatisim qullin duke kaurdisur miellin me pak gjalpë (mund të përdorim dhe yndyrën e qofteve). Pasi mielli ka ndryshuar ngjyrë e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që masa mos kokrrizohet. Shtojmë në fund thelpinjtë e hudhrës dhe arrat e thërrmuara. Rregullojmë shijen me pak uthull molle dhe e servirim qullin së bashku me qoftet.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?