Qofte të mbështjella me patëllxhanë dhe salcë domate në furrë nga zonja Albana

19 Maj 2023, 12:03| Përditesimi: 19 Maj 2023, 12:04

  • Share

Qofte të mbështjella me patëllxhanë dhe salcë domate në furrë

Përbërësit:

  • 3 patëllxhanë
  • 250 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 1 lç sodë buke
  • 1 vezë
  • Pak galetë
  • Kripë, piper i zi
  • 2 domate
  • 2 speca jeshil

Për salcën:

  • 2 lgj salcë
  • 2 domate
  • 1 tufë majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Patëllxhanët pasi i presim në shirita i skuqim në vaj vegjetal. Ndërkohë mishin e grirë e bashkojmë me qepën e grirë imët, sodën, vezën, galetën, kripën dhe piperin.

Krijojmë qoftet në formën e suxhukut, të cilat i mbështjellim me patëllxhanët duke i rrotulluar role. Në një tavë të rrumbullakët vendosim qoftet e mbështjella me patëllxhanë, anës tyre vendosim spec jeshil të prerë rrethor dhe feta domatesh. Sipër hedhim salcën e domates me 2 domate të grira në rende kripë, piper dhe majdanoz të grirë me vaj ulliri. E vendosim tavën në furrë në 180 gradë për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?