Qollopite e Gjirokastrës nga zonja Albana

4 Korrik 2023, 11:26| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 11:28

  • Share

Qollopite e Gjirokastrës

Përbërësit:

  • 400 gr miell gruri
  • 300 gr djathë i bardhë
  • 3 gota qumësht
  • 200 gr kos
  • 2 vezë
  • Vaj ulliri
  • Pak sodë buke
  • Pak kripë

Përgatitja:

Marrim dy tasa të thellë, tek njëri tas përziejmë miellin me sodën e bukës dhe me kripën. Tek tasi tjetër vendosim kosin, qumështin, vajin e ullirit dhe vezët dhe i rrahim mirë me tel guzhine. Më pas shtojmë miellin gradualisht duke e rrahur me telin e guzhinës derisa të përftohet brumi. Në fund shtojmë djathin e bardhë të copëtuar dhe e përziejmë.  E shtrojmë masën e përgatitur në një tepsi të lyer me vaj ulliri dhe e pjekim në 220 gradë derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?