Politikë

Qori në Report Tv: Luftën e kemi me oligarkinë ekonomike! S’bashkojmë vota me Ramën e Berishën! Partitë e tjera të vogla? Të parëndësishme

19 Mars, 15:37| Përditesimi: 19 Mars, 15:48

  • Share

‘Lëvizja Bashkë’ kandidon këto zgjedhje e vetme, ndërsa drejtuesi i saj Arlind Qori i ftuar në Report Tv thotë se nuk është bashkuar në koalicion me asnjë prej partive të tjera të vogla sepse janë kundër këtij sistemi të korruptuar.

“Jemi parti që mishërojmë të kundërtën e këtij sistemi të korruptuar, jemi parti e përbërë me aktivistë të ndershëm dhe të devotshëm, synojmë të përfaqësojmë të papërfaqësuarit, si punëtorët, pensionistët, të rinjtë, shtresa e mesme. Jemi parti që kemi vizon zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë”, tha Qori.

Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, Qori “shigjeton” edhe partitë e tjera të vogal të cilat kanë zgjedhur që më 11 maj të garojnë në lista të hapura dhe në listën e mbyllur kanë vënë emrat e familjarëve, siç ishte rasti i Lapaj, apo edhe Alibeajt.

“E kam konsideruar si politika e korrupsionit dhe karagjozllëqeve. Gjenden ngado në spektrin politik shqiptar, veçse te Lëvizja Bashkë. Diku dominon korrupsioni te partitë e mëdha, diku karagjozllëku te këto partitë e tjera. Të thuash që në këtë botë s’ia kam besimit askujt përveç mamit dhe babit. Është problematike se fyen bashkëpunëtorët e ty, njerëz që shiten dhe nuk mbajnë fjalën. E dyta sepse vendos një standard të ulët në politikë, standardit e nepotizmit”, tha Qori.

Hedh poshtë akuzat që thotë se po qarkullojnë se në listën e Lëvizjes Bashkë kandidon vëllai i tij.

“Është shpifur sikur në listën e Lëvizjes Bashkë kandidon im vëlla. Im vëlla quhet Elvis Qori, është një aktivit shembullor i dedikuar dhe nuk kandidon në këto zgjedhje. Shikoni 186 emrat dhe nuk do e gjeni. Këto koalicione apo parti karagjozësh, pasi e bëjnë vetë përpiqen përmes mashtrimit të të përfshijnë edhe ty në karagjozllëkun e tyre”, thekson Qori.

Koalicionet që garojnë në zgjehdjet e 11 majit, për Qorin nuk janë gjë tjetër veçse një konglomerat, ku secili aty brenda ka një qëllim, të bëhet vetë deputet.

“Secili prek tyre ka vetëm një qëllim, si të bëhen për vete deputetë. Edhe ato koalicione që medemk garojnë me listë të hapur, nuk janë gjë tjetër veçse një konglomerat ku secili aty brenda ka një qëllim, të bëhet vetë deputet. Do ketë gallatë kur të numërohen votat e preferencës, se këta që janë në koalicion do fillojnë të akuzojnë njëri-tjetrin se më vodhe votat”, thekson Qori.

Edhe nëse më 11 maj dalin deputetë nga Lëvizja Bashkë, Qori thotë se në asnjë rast nuk do të bashkpojnë votat me Ramën, Berishën e të tjerët.

“Ne kemi një qëndrim të qartë, e kemi luftën me qeverinë, establishmentin e vjetër politik ku futet Berisha, Meta, Basha e me radhë dhe me oligarkinë ekonomike. Ne s’do i bashkojmë votat as me Edi Ramën, as me Berishën, me asnjë parti tjetër të korruptuar në Shqipëri. S’mund të bëhesh bashkë me të korruptuarin”, thekson ai.

Një koment e ka edhe për partitë e tjera të vogla.

“Për mua janë fare të parëndësishëm. Kemi diferencë shumë të madhe kur vjen puna të karakteri, ndershmëria dhe vizoni. Janë fare të parëndësishme”, vijoi Qori.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 19/03/2025 16:58

    Me mire votat ty Te pakten ke karakter dhe ke deshiren per te luftuar Hajduterine!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?