QSUT e shkarkoi se sulmonte spitalin, disa mjekë mblidhen në protestë për Ilir Allkjan: Do e fitojë betejën në gjykatë (VIDEO)

31 Dhjetor 2020, 12:04| Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 15:04

  • Share

Disa mjekët janë mbledhur paraditen e sotme para Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë për të protestuar pas shkarkimit të mjekut të Urgjencës Kombëtare Mjekësore Ilir Allkja.

Në emër të sindikatës së punionjësve të shëndetësisë foli mjeku Gent Stroni.  Ai theksoi që Shqipëria nuk e ka luksin të nxjerrë nga fronit mjekë që e bëjnë luftën në llogore.

“Rreth 85-90 vite më parë, dikush nga zyrtarët thoshte që do futesh në burg se ke sharë mbretin, dikush tjetër fliste për ‘armik kllase’ dhe do shkojë në ndërtim. Sot thuhet ka shkelur kodin e etikës. Nuk duhet të ndodhë kjo gjë, sepse janë asete të çmuar në këtë situatë që po kalojmë. Do duhet që të kemi një përkrahje për shokun tonë. Nëse shikohet betimi i Hipokratit, mjeku dënohet nga kodi penal vetëm kur me veprimin ose mosveprimin e tij arrin të shkaktojë vdekjen e një personi. Sot shikojmë vdekjen profesionale të një kolegu tonë. Kjo është e papranueshme. Nesër pasnesër me këtë lloj ritmi mund ta ketë kushdo këtë rrugë. Duhet një lloj bashkëbisedimi, ose ulje tensionesh. Është e sigurt që ky koleg do fitojë të drejtën e tij në gjykatë, sepse mjeku dënohet vetëm atëherë kur me veprimet ose mosveprimet e tij shkakton vdekjen e një pacienti. Rrjedhimisht ai do e fitojë betejën në gjykatë. Ato para që do fitojë duke mos punuar do dalin nga xhepat e popullit”, deklaroi ndër të tjera Stroni.

Kujtojmë se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ndërpreu dje punën me mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja. Sipas QSUT-së, Allkja ka shkelur kodin etik të punonjësit, prandaj edhe nuk duhet të vijojë të jetë më mjek pranë këtij shërbimi shtetëror. Në dokumentin e QSUT theksohet se Alljka nuk duhet të bëjë deklarata të papërshtatshme të tilla si vërejtje mbi politikën apo programe të institucionit dhe sulme kundër administratës dhe se çdo  rast të daljes së tij është i detyruar të merrte më parë konfirmimin mbi qëndrimin institucional pranë zyrës së marrëveshjeve me publikun, dhe në asnjë rast të shkelë këtë kod.

Në fillim të pandemisë deklarata e mjekut Ilir Allkja kanë qenë të shumta duke dalë në krah të opozitës dhe nxitjes edhe më shumë të panikut ku theksonin mungesën e veshjeve speciale dhe të masave mbrojtëse anti-covid për stafin mjekësor, duke bërë që në një konferencë për shtyp të reagonte dhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu duhet hedhur poshtë këtë gjë dhe të publikonin foto të mjekut Allkja që shfaqej me veshje të specializuar për t'u mbrojtur nga COVID-19. Allkja njihet dhe si militant i PD, i cili ka dalë më foto në protesta e opozitës ku kërkonin ikjen qeverisë Rama në 2019.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?