Kronikë

QSUT tha se vdiq nga miokardi akut, zhvarroset trupi i 12-vjeçarit nga Maliqi! Do t’i nënshtrohet autopsisë! Familjarët dyshime për neglizhencë

25 Shkurt, 10:37| Përditesimi: 25 Shkurt, 11:32

  • Share

Është zhvarrosur sot trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili humbi jetën në spitalin e Tiranës në 8 Janar të këtij viti.

Ekspertë të institutit të mjekësisë ligjore, shoqëruar nga prokurorë të prokurorisë të Tiranës e cila po heton rastin, në prezencë edhe të familjarëve të 12 vjeçarit, kanë zhvarrosur trupin e tij i cili do t’i nënshtrohet autopsisë.

Ekspertët pritet të marrin mostra nga trupi i të miturit të cilat më pas do të dërgohen për ekspertim në institutin e mjekësisë ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Mjekët e QSUT pretenduan se Leo Sadiku ka ndërruar jetë si pasojë e miokardit akut, ndërsa familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime duke akuzuar mjekët e QSUT për neglizhencë në trajtim.

Fillimisht pas vdekjes së tij, familjarët refuzuan kryerjen e autopsisë por më pas, me nisjen e hetimeve nga prokuroria e Tiranës e cila është kompetente për rastin, organi proccedues vendosi kryerjen e autopsisë.

Reagimet e familjarëve kanë qenë të vazhdueshme, duke protestuar e duke kërkuar që hetimi të bëhet i plotë dhe të përcaktohet shkaku i vdekjes së 12 vjeçarit nga fshati Pocestë i Maliqit.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 25/02/2025 17:33

    Prap vrasje nga mjekët alkolik edhe infermiere dashnore Turp vrasës janë mjeksia në Shqipëri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?