Tarantino dhe Pick

Quentin Tarantino bëhet baba për herë të parë në moshën 56-vjeçare

24 Shkurt 2020, 17:13| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 17:15

  • Share

Regjisori i njohur Quentin Tarantino është bërë baba për herë të parë në moshën 56-vjeçare.

Tarantino dhe gruaja e tij izraelite, modelja dhe këngëtarja Daniella Pick, mirëpritën djalin e tyre në një spital në Tel Aviv.

Sipas The Times of Israel, Foshnja e parë e çiftit, lindi të shtunën pasdite dhe do të jetë një qytetar izraelit.

Ende nuk është bërë i ditur asnjë emër që kanë zgjedhur për të voglin e tyre.

Çifti aktualisht jetojnë në Izrael.

Në nëntor, ata morën me qira një shtëpi në një lagje të pasur në pjesën veriore të Tel Aviv për gati 23 mijë dollarë në muaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?