Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

QUINT thirrje qeverisë dhe partive në Kosovë: Të mos pengohet regjistrimi i partive pakicë serbe për zgjedhje

22 Gusht, 18:59| Përditesimi: 22 Gusht, 19:41

  • Share

Vendet e QUINT-it i kanë bërë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike në Kosovë që të mos pengojnë regjistrimin e partive të komunitetit pakicë për zgjedhjet e ardhshme lokale, një ditë pasi partisë më të madhe të serbëve në vend iu mohua certifikimi.

Në një deklaratë të përbashkët, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së në Kosovë, shprehën shqetësimin e tyre pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi Listën Serbe.

'Deklaratë nga vendet e Quint dhe BE-ja mbi regjistrimin e partive për Zgjedhjet Lokale Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me përpjekjet e aktorëve politikë për të kufizuar konkurrencën midis partive politike që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale më 12 tetor.

Çdo akt i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara minon parimet demokratike dhe gërryen besimin në institucionet e Kosovës. Ne presim që qeveria në largim dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapat e mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive. Të gjitha procedurat duhet të kryhen në përputhje të rreptë me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë, ne i inkurajojmë palët e prekura të shfrytëzojnë plotësisht Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore për të kërkuar dëmshpërblim', thuhet në postim. 

Në mbledhjen e së enjtes KQZ në Kosovë nuk regjistroi Listën Serbe dhe Demokracinë Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit. Anëtarët e VV në KQZ argumentuan se eskponentë të listës janë të lidhur me strukturat paralele. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?