Qull me arra dhe mish pule
Përbërësit:
- 1 pulë ose pulë në racione
- 2-3 thelpinj hudhër
- 1 gotë e gjysmë kos
- 1 vezë
- 1 e ½ lgj miell
- 1 lgj gjalpë
- 1 bulion me erëza
- Arra të thërrmuara
- Piper i zi, piper i kuq
- Kripë, rigon
- Lëng limoni
Përgatitja:
Presim mishin e pulës në racione dhe e kaurdisim me pak kripë dhe yndyrë. Më pas shtojmë ujë dhe e lëmë të ziejë. Në një tigan kaurdisim miellin me gjalpë, derisa të shpërthejë aroma e pjekjes. Shtojmë buljon nga pak që mos të kokrrizohet. Shtypim hudhrat në masën e qullit, rregullojmë shijen duke shtuar dhe kosin me lëngun e limonit. E kalojmë në tavë me copat e mishit përsipër sikurse e spërkasim me arrat. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.