Qull me mish pule të pjekur nga zonja Albana

2 Korrik, 11:49| Përditesimi: 2 Korrik, 11:51

  • Share

Qull me mish pule të pjekur

Përbërësit:

  • 1 pulë e pjekur /4 racione mish qengji
  • 250 gr arra të qëruara
  • 3 lugë miell gruri
  • 5 thelpinj hudhër
  • Kripë, Piper
  • Gjalpë i freskët
  • Lëngu i mishit të pjekur

Përgatitja:

Fillimisht vendosim mishin e pulën ose të qengjit të ziejë dhe më pas e vendosim të piqet. Ndërkohë grijmë arrat dhe me pas shtypim hudhrat me pak kripë në havan. Kaurdisim miellin me gjalpë të freskët derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë me pas arrat dhe i skuqim së bashku me miellin. Shtojmë dhehudhrat e shtypura si dhe lëngun e ngrohtë të mishit. E trazojmë me lugë druri, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim së bashku me mishin e pjekur duke hedhur pak gjalpë të tretur dhe piper të zi.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?