Qumështor kosove ( Kajmaçin )
Përbërësit:
10 kokrra vezë
10 lugë sheqer
1.4 litër qumësh ( të vakur)
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezët e plota. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen vezë dhe sheqer deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë pak nga pak qumështin duke vazhduar përzierjen. E transferojmë nga tasi në tepsi dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta deri sa sipërfaqja e qumështorit të marrë ngjyrë të kuqërremtë të errët, E nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet plotësisht. E servirim të prerë në copa katrore.