Receta

Qumështor pa petë nga zonja Albana

15 Shtator, 12:17| Përditesimi: 15 Shtator, 12:18

  • Share

Qumështor pa petë

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 1 gotë sheqer
  • 1/2 gotë miell
  • 2 lugë gjalpë
  • 1 e verdhë veze
  • 1 lugë çaji vanilje
  • Pak kripë

Përgatitja:

Në një tenxhere shkrijmë gjalpin në zjarr mesatar. Shtojmë miellin dhe e skuqim derisa të marrë ngjyrë ari të lehtë (rreth 5 minuta), duke e përzier vazhdimisht që të mos ngjitet. Ngadalë shtojmë qumështin e ngrohtë, duke e përzier pa ndërprerje që të mos krijohen kokrriza. Pastaj shtojmë sheqerin, pak kripë dhe vaniljen. Vazhdojmë zierjen derisa masa të trashet si krem. E heqim nga zjarri, e lëmë të ftohet pak dhe shtojmë të verdhën e vezës duke e përzier shpejt. Shpërndajmë masën në tava të vogla qelqi ose në një tepsi të madhe. Vendosim tavën në një tepsi tjetër më të madhe me ujë të nxehtë (banjë-marie) dhe e pjekim në 200 °C derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë kafe të artë (rreth 15-20 minuta).

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?