Qumështori Çam
Përbërësit:
- 1.500 ml qumësht
- 200 gr sheqer
- 2 lgj miell
- 2 lgj niseshte
- 6 kokrra vezë
- 1 të verdhe veze
- Vanilje
Për petën e byrekut (2 petë)
- 1 gotë miell
- 1 lgj kos
- 1 lgj uthull
- Pak kripë
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin për realizimin e 2 petëve. Miellin e përziejmë me kosin, uthullën, kripën dhe gjalpin. E punojmë dhe shtojmë aq ujë sa duhet. E lemë të pushojë.
Ndërkohë në një tas rrahim vezët me sheqerin. Qumështin e kemi zjerë pak. Në një tas tjetër kemi bashkuar miellin me niseshten e holluar me pak qumësht. Këtë masë e bashkojmë me vezët, shtojmë qumështin e ngrohtë dhe e lemë kremin të mpikset.
Petën e parë e bëjmë të madhe që të dalë jashtë buzëve të tepsisë dhe tjetrën më të vogël. Vendosim kremin e qumështorit mbi petën e shtruar në tavë, mbledhim anësoret rreth kremit. Me një të verdhë veze me pak qumësht lyejmë sipërfaqen dhe e vendosim qumështorin të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius aq kohë sa të marrë ngjyrë kafe të lehtë.