Zyra e karrieres e hapur sot prane Bashksie se Tiranes

Që sot në Bashkinë e Tiranës ka një zyrë që ju këshillon për karrierën sipas shembullit dhe eksperiencës zvicerane

22 Dhjetor 2020, 17:57| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 18:05

  • Share

Tashmë në Bashkinë e Tiranës do të ketë një zyrë të dedikuar për Këshillimin e Karrierës. Për herë të parë në modelin më të mirë zviceran dhe në eksperiencën ekselente të vendit helvet që asiston Shqipërinë prej vitesh Risi Albania në bashkëpunim me bashkinë e kryeqytetit krijon një hapsirë të posacme,  e cila u hap sot dhe ofron një shërbim të ri për të rinjtë e të rejat dhe komunitetin më gjerë. Ajo do të shërbejë për të informuar dhe këshilluar të rinjtë e të rriturit në vendimet e tyre lidhur me profesionin dhe arsimin.

Nënkryetarja e Bashkisë, Znj. Anisa Ruseti dhe Ambasadori i Zvicrës Adrian Maître ishin të parët që vizituan qendrën në ditën e saj të hapjes. Shërbimet e qendrës ndjekin modelin zviceran të qendrave të karrierës, të përshtatura sipas kontekstit të Shqipërisë dhe nevojave të të rinjve e të rejave në vend. Sipas organizatorëve Vizioni i Zyrës së Këshillimit të Karrierës në Bashkinë Tiranë është që të ofrojë një shërbim komunitar gjithëpërfshirës, duke u kthyer në burimin kryesor të shërbimeve të karrierës. Kjo zyrë e re ka për mision të ofrojë informacion të pavarur lidhur me arsimimin, formimın dhe planifikimin e zhvillimin e karrierës. Nëpërmjet informacionit dhe shërbimeve të këshillimit zyra ka për mision të ofrojë për të rinjtë dhe të rriturit e interesuar, një hapësirë të sigurt për të ndihmuar në planifikimin dhe zhvillimin e karrierës.

Për më shumë mund të mësoni dhe mund të informoheni tek: www.karriera.tirana.al

xy/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?