Bota

Qëllohet me armë aktivistja e ‘Black Lives Matter’ në Londër, gjendja e saj kritike!

24 Maj 2021, 12:49| Përditesimi: 24 Maj 2021, 12:52

  • Share

Aktivistja e “Black Lives Matter” në Londër Sasha Johnson është në gjendje të rëndë pasi u qëllua në kokë. Grupi në të cilën e reja është aktiviste deklaroi se ajo po trajtohej në kujdes intensiv pasi u “sulmua brutalisht” në orët e para të së dielës.

" Me trishtim të madh ju informojmë se Sasha Johnson është sulmuar brutalisht dhe Ka marrë një goditje me armë në kokë," tha Partia e Iniciativës (TTIP) në një deklaratë. "Ajo aktualisht është në kujdes intensiv dhe në një gjendje kritike."

Grupi tha se sulmi, i cili ndodhi në Southwark, në jug të Londrës, vinte pas një sërë kërcënimesh për vdekje.  Policia nuk e ka konfirmuar identitetin e saj, por tha në këtë fazë nuk kishte prova që sulmi ishte shënjestruar në drejtim të saj.

Policia tha në këtë fazë se nuk kishte asnjë provë që sugjeronte se ishte një e shtënë në shënjestër ose se ajo kishte marrë ndonjë kërcënim të besueshëm ndaj saj para incidentit.

Johnson u shqua vitin e kaluar gjatë protestave të Black Lives Matter, si anëtare e partisë së parë britanike e drejtuar nga persona me ngjyrë.

Ajo është një nënë e tre fëmijëve dhe punon për të shpërndarë ushqime për familjet në nevojë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?