SHKODËR- Një 27 vjeçar është shpallur në kërkim pasi është identifikuar nga policia si autor i sulmit me armë drejt një market i në fshatin Grudë e Re në Shkodër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm, pronari njoftoi sallën operative të DVP Shkodër se ishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të marketit të tij, gjatë kohës që ky biznes ka qenë mbyllur.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një grup i posaçëm hetimor ka mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e plotë të këtij rasti. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim një person me iniciale L. L., 27 vjeç banues në fshatin “Grudë e Re”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se disa ditë më parë 27-vjeçari ka tentuar të vjedhë këtë market por nuk ka mundur të realizojë vjedhjen.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vendi i qelbesirave shqiperi nuk do behet as per 1000 vjet!
Përgjigju