Qyteti i Ukrainës Odessa ka rihapur zyrtarisht disa nga plazhet e saj për ukrainasit, deklaroi Kreu i Administratës Ushtarake të rajonit, Oleg Kiper.
"Ne kemi nënshkruar një urdhër të përbashkët me komandantin e Grupit Operativ Strategjik të trupave të Odessa për daljen në det" tha ai, sipas raporteve të agjencisë së lajmeve ukrainase.
Qëndrimi në plazhe do të lejohet nga ora 08:00-20:00 me orën lokale. Lista e vendeve të aksesueshme do të integrohet me kalimin e kohës teksa po kryhen disa inspektime në terren.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ukraina godet me tre raketa urën e Krimesë! Moska: Ne do të përgjigjemi
S.S/ReportTv.al