Politikë

'Qytet Studenti po kthehet në një kampus evropian', ministrja Manastirliu: Gati investime të reja për Universitetin e Tiranës

3 Shkurt, 14:10| Përditesimi: 3 Shkurt, 14:47

  • Share

Sot u përuruan dy godina konviktesh në Qytetin Studenti. Kryeministri Rama ishte i pranishëm në pëurim së bashku me kryebashkiakun Veliaj dhe ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit u shpreh se kushtet e akomodimit për studentët po përmirësohen vit pas viti, duke e transformuar këtë hapësirë në një kampus modern me standarde europiane.

'Kënaqësi që jemi bashkë për një tjetër hap për akomodimin e studentëve në Qytet Studenti. Shohim se si vit pas viti ndryshohen kushtet dhe Qytet Studenti po kthehet në një kampus europian dhe studentët. Qeveria e angazhuar që në 2013 me reformën ne arsimin e lartë. Kemi një shembull si po transformohet arsimi i lartë, përshirë kushtet e akomodimit të studentëve. Tirana, 5 universitete publike që janë pjesë e masterplanit jo vetëm për ndryshimin e infrastrukturës. Sapo kemi filluar investimi në Universitetit e Sporteve ,po punojmë me universitetet rajonale.'

Ajo theksoi se në Tiranë po zhvillohet një masterplan për universitetet publike, që përfshin investime në Universitetin e Sporteve, universitetet rajonale dhe ndërtimin e kampusit të ri për Universitetin e Tiranës.

'Qershia mbi tortë do jetë kampusi për Universitetin e Tiranës, bashkia ka bërë punën për një projekt të integruar jo vetëm për godinat, por edhe për godinat e reja. Që lidhen me 4 projekte, sallën e leximit, kantinën, pishinën dhe godinën administrative. Kemi një tjetër investim, që është Kolegji i Evropës, puna për kampusin ka filluar. Aty parashikohen të kenë jo vetëm auditorium për hapësira akademike, por edhe hapësira rekreative. Ne mbështesim 12 mijë studentë me bursa. Janë 18 mijë të tjerë që përfitojnë.'

Në kuadër të mbështetjes për studentët, Manastirliu bëri me dije se 12 mijë studentë përfitojnë bursa, ndërsa 18 mijë të tjerë mbështeten përmes skemave të subvencionimit. Buxheti vjetor për këto politika arrin në 14 milionë euro.

'Alokohet në baza vjetor buxheti 14 mln euro që shkon për mbështetje me bursa apo mbulim tarifa për studentët. Mbështetja për studentët do vijojë. Hapi i radhës është kampusi i universitetit të Tiranës. Ajo që presim, Tirana të jetë qendër ekselence për arsimin e lartë dhe të kemi vend për studentët e huaj. Sot kemi mundësi të shfrytëzojmë edhe gjatë periudhës të verës të gjithë këto kapacitet në funksionon të studentëve  dhe këto godina të kenë eficiencën për shfrytëzimin e tyre. Ky është shembull i vizionit tonë për cilësinë e arsimit të lartë dhe falënderoju Erionin për akomodimin e shpejtë të studentëve të Kolegjit të Europës. Synojmë të zgjerojmë kapacitetet e programeve të studimit të studentëve të Kolegjit.'


Lajmi kryesor:

Përurimi i dy godinave në Qytet Studenti, Rama: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet! Nuk imagjinohej më parë të vinin studentë të huaj


G.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?