Mira Murati, Andi Hoxhaj, Josif Gjipali

Sociale

'Qytetar Nderi' për Mira Muratin! Bashkia e Vlorës propozon ndarje çmimesh për tre vlonjatë që kanë shkëlqyer në skenën ndërkombëtare

18 Qershor, 18:06| Përditesimi: 18 Qershor, 18:12

  • Share

Komisioni Këshillimor për Titujt Vendor të Nderit në Bashkinë e Vlorë ka propozuar dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Vlorës” për tre personalitete, përfshirë Mira Muratin. 

Ky titull propozohet t’i jepet Mira Muratit, shqiptares nga Vlora që kontribuoi në krijimin e inteligjencës artificiale. 

 Andi Hoxhajt, profesorit që është emëruar si Oficer i Urdhrit Më të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike (OBE) në Listën e Nderimeve të Neë Year 2024 për shërbimin e tij në marrëdhëniet MB-Shqipëri.

Propozimi i tretë i Komisionit Këshillimor për Titujt Vendor të Nderit në Bashkinë e Vlorë është për tenorin e njohur, Josif Gjipali, që ka interpretuar në skenat më prestigjioze të Evropës

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luka: 18/06/2025 20:01

    Shumë propozim i mirë për personalitete shqiptare më se të merituar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?