Drejtori i Përgjithshëm, i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

‘Qytetarët ankohen për ju, policë të korruptuar e arrogantë’, Nano mesazh vartësve: Reflektoni urgjent

8 Gusht 2022, 19:10| Përditesimi: 8 Gusht 2022, 20:01

  • Share

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm, i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u ka dërguar një mesazh vartësve të tij, ku i ka kërkuar që të merren masa urgjente që të ndryshojnë sjellje, pasi puna e tyre nuk është në lartësinë e uniformës. Nano ka zgjedhur që t’u bashkëngjisë edhe disa mesazhe që vijnë nga qytetarët, ku i janë ankuar për sjelljen e policëve, se si janë arrogantë, të korruptuar. Më shumë pakënaqësi ka për rrugoren, patrullat, shqiponjat, policinë kufitare e atë kriminale, prandaj u kërkon një reflektim urgjent.

“Ditët e fundit, mua si Drejtor i Përgjithshëm më kanë ardhur shumë komente të qytetarëve për punën e policisë së shtetit. Gjithashtu kam ndjekur me vëmendje shumicën e reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale. Duke anashkaluar reagimet politike, mllefin e qytetarëve e me të drejtë, kam seleksionuar vetë disa prej tyre që për mua janë shumë shqetësuese.

Qytetarët më së shumti ankohen për sjelljen e punonjësve të Policisë, më shumë për rrugoren, patrullat, shqiponjat, policinë kufitare e atë kriminale. Punonjës policie që sillen arrogantë me qytetarët, që nuk zbatojnë ligjin por shikojnë interesin e xhepit të tyre duke abuzuar rëndë  me detyrën dhe rrjedhimisht do kemi këtë perceptim qytetar. Punonjës policie që nuk njohim humanizmin fare po fare, që nuk tolerojnë (brenda ligjit) qytetarët e ndershëm por tolerojnë horrat e trafikantët.

Shumë denoncime në rrjete sociale edhe për Policinë Kufitare, për marrje ryshfeti nga mjetet lundruese dhe për pasojë ndodhemi në këtë situatë sot. Sjelle arrogante nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, në shumicën e raste vetëm e vetëm për  të bërë presion e për të marrë ryshfet. Mesazhe të ngjashme me dhjetëra qindra kanë ardhur e vijojnë të vijnë. Kjo është shumë shqetësuese shumë alarmante. Një mesazh që s’duhet të bjerë në vesh të shurdhër:

“Sigurisht një pjese e mirë e policëve të vjetër duhen hequr fare se janë të korruptuar, ama me këta të rinjtë punoni me edukimin e tyre. Kanë problemë te pafundme me komunikimin me qytetaret, inferiore ne komunikimin edukativo njerëzor”. Shumë i dhimbshëm për Policinë ky mesazh. “Mjafton të kesh një dokument policie e bën ç’të duash në këtë vend”. Zgjodha disa prej tyre që më janë drejtuar mua si Drejtor i Përgjithshëm. Të merrem masa të menjëhershme nga Departamentet përkatëse e mos raportoni pa i lexuar ‘dakord, dakord’. Por të reflektoni urgjent përballë këtij realiteti të skanuar nga syri qytetar”, shkruan Nano në mesazhin e tij.

Ky mesazh vjen pasi një efektiv i policisë, teksa po drejtonte gomonen pa patentë përplasi për vdekje 7-vjeçaren, Jonada Avdia. Kjo shkaktoi një sërë reagimet në opinionin publik, madje u zhvilluan edhe protesta ku fajësuan policinë. Nano shkarkoi zinxhirin drejtues së Policisë Kufitare e ndërsa prej ditësh nuk lejohet asnjë mjet lundrues pa dokument që të dalë në det.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zeri i Popullit: 09/08/2022 06:26

    dhe ai i Amerikes, thone qe "policia" na qenka arrogante dhe na u sillka keq me ropt. Mmmmm. Posi. Po edhe Rama o shoku Gledis njesoj si policat eshte. Ca do ti bejme atij??? Po mire, meqe paske ndjekur rrjete sociale e me the te thashe, a e ke pare qe njerzia kerkon doreheqjen tende? Apo zotrote nuk pranon "mesazhe" i ke per ata poshte. Sa qesharake jeni per zotin.

    Përgjigju
  • Qimja: 09/08/2022 04:33

    Kur adrin afer vetes njerezit me te korruptuar e me te pa afte sigurisht qe ske çpret. Por eshe qe ti je vete i pa afte edhe ajo dihet. Te ishe kujdesur per policine sa kujdesesh per te lyer mjekrren situata doniahte me mire.

    Përgjigju
  • goni: 09/08/2022 02:16

    KAQ VESHTIRE E KE MOR FYTYRE-QEN,,QE TE LARGOHEN NGA PLAZHET 3 KM LARG KETO SKAFET DHE JETET,,

    Përgjigju
  • OLSI LEKA: 09/08/2022 00:17

    Pervec meje qe jam korrekt dhe i drejt. Smarr asnje lek, perkundrazi, dhe Gruan ja u jap shokeve, ose me mbajn shok per ate pune

    Përgjigju
  • mond: 09/08/2022 00:12

    po pse o dhenderush? Lorenci e ka fajin per gjendjen? ku e ke problemin ti ,apo qe ai rri gjithe diten ne pune? po nuk ke faj , duhet te rrije lokaleve qe te jete "burre i mire"

    Përgjigju
  • Gjergj: 09/08/2022 00:06

    Drejtor, i biri i botès. Iu bèn thirrje atyre nè terren "tè reflektojnè". Do reflektojnè o posi. Dil zotrote nganjèherè kèshtu para kamerave, dhe ja ku e bère punèn e drejtorit. Pika qè su bie. Lum ky vènd pèr DREJTORÈT dhe MINISTRAT qè ka. Njèri mè pe leshi se tjetri. Lèshoni ore ato pozicione se nuk èshtè punè pèr ju kjo. Peshku, qelbet nga koka dhe jo nga bishti. Sezoni veror kèrkon njè strategji pune serioze, koordinim veprimesh midis ministrive dhe bashkive. Kètu, ka vetèm rrumpallè dhe kaos tè organizuar. Tè na rruaç mo drejtor, ti dhe ata qè tè vunè ty. Lum ne pèr ju.!!!

    Përgjigju
  • Riku: 08/08/2022 23:37

    E cna hoqe mallin e deputeteve qe dilnin kontroll para ca muajsh per gjoja kontrollin e cmimeve te artikujve... sa standard qe jeni ne taktika partie... nejse ishalla sa me gjate ne pushtet per keta te lluces

    Përgjigju
  • Ilir: 08/08/2022 23:10

    Si ish koleg i joti o Gledis kam patur pritshmeri te medha per ndryshim te gjendjes katastrofale qe la ne polici nje individ si Ardi Veliu . Jam zhgenjyer , ketyre drejtoreve qe ju ke cuar mesazhin duhet ti kishe derguar letren e shkarkimit se nga mengjesi ne darke vetem per te vjedhur ndonje lek e kane mendjen . Polica e oficera luftojne gjithe diten te bejne leket e takses mujore per drejtorat dhe ne njefare menyre jane viktima edhe ata . Mendova qe çoç do beje …..

    Përgjigju
  • Marjo: 08/08/2022 22:32

    Kontrollo njecik kete shefin e policise Himare qe i lejon keto motora me marmita dhe makina luksoze qe ecin me shpejtesi ter dite brenda qytetit e Himares. Si ka mundesi ter nate motora pa letra me marmita te bejn zhurme edhe mos te vepron policia e Himares?

    Përgjigju
  • Klodi: 08/08/2022 22:24

    Gledis, pranvera me nje lule nuk vjen, merr reth vetes njerez patriote,qe e duan vendin,paguaji mire,madje shume mire. Zevendesoi te gjithe drejtoret e policise, keta qe jane dergoi ne shtepi,me hir apo me pahir krimi i k korruptuar.Jepi 30 dite kohe krimineleve te zhduken nga Shqiperia dhe me pas shfarosi.Do te jesh njeriu me i dashur per te gjithe Shqiptaret.

    Përgjigju
  • Ziso: 08/08/2022 20:10

    PO ANKESAT QË JANË DREJT PËR DREJT ME TY . QË JE I PAFT... QE KE NGRITUR NË DETYR NJEREZ TË PA KUALIFIKUAR, DREJTUS QËNKANË LIDHJE ME KRIMIN ... E TI PËR KETE DUHET TË JAPESH DORHQJE ... ANKESAT KUNDRA TEJE PSE I MÇEF...

    Përgjigju
  • Lala: 08/08/2022 19:28

    Jo mo jo Tani the erdhen ne vesh?si kishe degjuar me par dmth.yt ushtar servil pushteti.je atje per ti sherbyer popullit Jo idhehqjes.dil ne terren sic ke Dal keto dit pa te ardh veza te byca

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 08/08/2022 19:19

    Sa kohe qe policine do ta besh me tipa si Lorenc Panganika, keshtu do jete situata ne polici. Me vjen keq, por kujdes kur e fut doren ne thes.

    Përgjigju
    • Salah: 09/08/2022 07:09

      Problemi është i lashtë, 2004, tragjedia e Karaburunit. Gjithçka nga policia organizon edhe ndërtime pa leje kudo. Shqipëria është një shtet kriminal, vetëm mes viteve 2005 dhe 2009, në disa raste ka qenë dukshëm më i mirë, por problemi i letrave të trajnimit të policisë së blerë është i njohur. Turizmi është prishur për një kohë të gjatë, investitorët dhe përvoja janë zhdukur

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?