Lulzim Basha takim me qytetarët

Politikë

'Qytetarët e kanë kuptuar agoninë e Ramës dhe rrangallave të tranzicionit', Basha: Të dielën dilni masivisht të votoni Koalicionin Euroatlantik

8 Maj, 15:30| Përditesimi: 8 Maj, 15:34

  • Share

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u ndal sot në Njësinë 11 në Tiranë ku zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese. Basha thotë se qytetarët janë të lodhur nga tranzicioni i pafund dhe korrupsioni, por tashmë po rikthejnë shpresën dhe besimin përmes alternativës së Koalicionit Euroatlantik.

Ai gjithashtu tha se qytetarët refuzojnë një mandat të katërt me Edi Ramën dhe “rrangallat e tranzicionit”.

Sipas tij, vota për numrin 4 është votë për ndëshkimin e të korruptuarve dhe për kthimin e parave në xhepat e qytetarëve. Basha u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të votojnë masivisht për Koalicionin Euroatlantik.

“Edhe ditën e sotme me të gjithë qytetarët që jam takuar, agonia e 4 viteve prap me Edi Ramën, apo rrefuzimi i riciklimit të rrangallave të tranzicionit dhe korrupsionit, i kanë lënë vend shpresës dhe besimit, se vota për numrin 4 fhe Koalicionin Euroatlantik, është votë për familjet shqiptare, për fëmijët shqiptarë, për prindërit shqiptarë, është votë për veten e tyre. Vota për numrin 4, është votë kundër korrupsionit, është votë për fundin e pandëshkueshmërisë, është votë për paratë në xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe jo në xhepat e të korruptuarve. Ndaj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të dielën masivisht në kutitë e votimit për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik” - tha ai.

Basha më tej foli edhe për programin i cili jo vetëm do t’u vij në ndihmë familjeve shqiptare, të rinjve dhe pensionistëve, por u lehtëson bizneset dhe sipërmarrjet.

'Për sipërmarrësit, vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%, heqja e TVSH për biznesin e vogël. lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme. Për familjet shqiptare subvencione për strehimin e çifteve të reja, dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare, deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë. Për të rinjtë: 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite, praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat, shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?