Foto ilustruese

Qytetarët e Romës të pandërgjegjshëm gjatë fundjavës, Ministria e Brendshme përgatit rregulloren e re me kufizimet antiCOVID

30 Nëntor 2020, 12:43| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 12:53

  • Share

ITALI- Pas një fundjave ku qytetarët e Romës harruan çdo kufizim dhe rregull antiCOVID, Ministria e Brendshme përgatiti një rregullore të re për tu dërguar prefektëve, për nxitjen e një plani kontrolli masiv të zbatimit të kufizimeve në kuadrin e luftës kundër COVID-19.

Rregullorja do të nënshkruhet nga kreu i kabinetit Bruno Frattasi pasi ta paraqes edhe përpara kryeministrit të vendit ditën e Mërkurë. Qëllimi i rregullores në vetvete është maksimizimi i kontrolleve dhe sanksionimi i personave që e shkelin atë.

Kryesisht nën vëzhgim intensiv do të jenë stacionet dhe pikat kufitare mes qyteteve për të shmangur mbledhjet masive të njerëzve , duke filluar nga fundjava para Krishtlindjeve e deri në datën 6 Janar.

Shumë shtete Evropiane po ndërmarrin masa kufizuese dhe izoluese me rastin e festave të fundvitit me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës aktuale pandemike. Qeveria italiane konkretisht ka vendosur karantinim të pjesshëm në disa qytetet të cilat janë edhe vatra infektimesh, ka mbyllur përkohësisht shkollat në vend, qytetarët lëvizin me kufizim oraresh.

Pavarësisht masave aktuale qeveria italiane e sheh të nevojshme vënien në zbatim të rregullores e cila do të vihen në zbatim së shpejti.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?