Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidaten për deputete, Oriola Pampuri, kanë vijuar takimet me qytetarë dhe biznese në ditën e fundit të fushatës.
Ai u ndal sot në Njësinë 1 në Tiranë, ku tha se qytetarët janë të mbushur me shpresë dhe kjo ndihet në çdo takim. Basha tha se vota për numrin 4 është garanci për luftën kundër korrupsionit, që paratë mos të shkojnë tek shokët e 7x7=313 por tek qytetarët.
“Dy ditë para zgjedhjeve qytetarët janë të mbushur me shpresë. Ajo që mungonte sot e ndjejmë në çdo takim, sepse vota për numrin 4 Koalicionin Euroatlantik është garanci. Garanci për luftë kundër korrupsionit, garanci që paratë mos të përfundojnë më në xhepat e shokëve tek 7x7=313, por të kthehen tek ekonomia shqiptare, tek xhepat e shqiptarëve. Ndaj mos harroni, dilni dhe votoni numrin 4, Koalicionin Euroatlantik” - tha ai.
Basha gjithashtu foli për pikat e programit të Koalicionit Euroatlantik, që do u vij në ndihmë sipërmarrësve, familjeve shqiptare dhe të rinjve.
'Për sipërmarrësit: vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%, heqja e TVSH për biznesin e vogël, lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme Për familjet shqiptare: subvencione për strehimin e çifteve të reja, dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare, deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë. Për të rinjtë, 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite, praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat, shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik', tha ai.
Komente
