Lulzim Basha takime me qytetarët

Politikë

'Qytetarët janë vetëdijësuar se korupsioni i 7x7=313 ka zbrazur xhepat e tyre”, Basha: Vetëm vota për numrin 4 do ta godas atë

7 Maj, 22:56| Përditesimi: 7 Maj, 23:11

  • Share

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha ka vijuar ditën e sotme takime me qytetarët dhe me bizneset në Njësitë 10, 5 dhe 2.

Sipas tij, korrupsioni është kryefjala e qytetarëve që ka sjell vështirësitë ekonomike, ndërsa shprehin mbështetje për alternativën e Koalicionit Euroatlantik për të dalë nga situate ku e kanë çuar krerët e tranzicionit.

“Gjithë këto pislliqe që kanë bërë këta, Zoti ta bëftë mbarë. Më bëhet qejfi shumë! Un; ty do ta jape votën” – u shpreh një e moshuar. “Me kismet Zotit, të ikin këta të vjetrit që na kanë zhyt”- u shpreh një tjetër. 

Basha nga ana tjetër tha se ka një vetëdijësim nga për se problemet e mëdha me të cilat përballen shqiptarët, ndëshkimin e korrupsionit dhe votën për veten e tyre, familjen e tyre. Ai shprehet se shumë prej tyre kanë zgjedhur programin dhe kandidatët e Koalicionit Euroatlantik, numrit 4.

“Ditën e sotme takime me qytetarë, me familjarë, me të rinj, me të moshuar. Ka një vetëdijësim se problemet e mëdha me të cilat përballen shqiptarët, familjarët e tyre, nga pensionet e ulëta tek gjendja ekonomike, tek çmimet e larta, tek pamundësia për rininë, e kanë një përgjigje në datë 11 maj: ndëshkimin e korrupsionit dhe votën për veten e tyre, familjen e tyre, alternativën më të mirë e cila padiskutim është programi dhe kandidatët e Koalicionit Euroatlantik, numrit 4. Ndaj, thirrja jonë vazhdon të jetë për këta qytetarë, ditën e diel masivisht dilni votoni për veten tuaj, për familjet tuaja, për ndryshimin. Vetëm vota për numrin 4 godet korrupsionin dhe paratë e të korruptuarve i kthen tek ekonomia shqiptare, tek xhepat e shqiptarëve” – u shpreh Basha.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?