SHËNGJIN- Situata e krijuar nga Koronavirusi në vend po jep ndikim negativ për sektorin e peshkimit në Shëngjin. Edhe pse kjo veprimtari nuk është e bllokuar këtë periudhe, për shkak të mbylljes së restoranteve sigurimi i tregut për produktet e detit është kthyer në një mision të vështirë për peshkatarët. Në këto kushte, ata i kanë kufizuar daljet e tyre në det për të peshkuar.
"Po jep ndikim se nuk ka blerje, turizëm nuk ka, ne me turizmin kemi punë. Sektori i turizmit është në krizë edhe ekonomia jonë është zero, kemi shumë dëmtime që nga koha e izolimit", tha një peshkatar.
"Problemi i izolimit ka sjellë probleme në konsumin e produkteve të detit, pasi nuk ka konsumatorë nuk ka kush e blen. Kjo ndikon edhe në turizëm", tha një tjetër.
Në zonën e Shëngjinit janë dhjetëra subjekte që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e peshkimit. Shumë prej tyre kanë si burim të vetëm të ardhurash punën në këtë sektor, ndaj dhe kërkojnë mbështetjen e qeverisë për të përballuar këtë situatë të vështire që po kalojnë.
pra keni patur por tani skeni. Me mire do behet
Përgjigju