Politikë
Sociale

Qytetarët në alarm për trotuaret, parkimet dhe ndërtimet! 4501 denoncime në 5 ditë te “Hapësira ime Publike”. Kryeson Tirana

14 Gusht, 13:27| Përditesimi: 14 Gusht, 13:38

  • Share

Zaptimi i trotuareve, ndërtimet pa leje dhe parkimet private të paligjshme rezultojnë të jenë 3 shqetësimet kryesore të qytetarëve.

Report Tv ka bërë një bilanc të denoncimeve të platformën “Hapësira ime publike”, krijimin e të cilës Kryeministri Edi Rama e njoftoi 5 ditë më parë, për të marrë raportime nga shkeljet në territor.

Në total rezultojnë 4501 denoncime, prej të cilave janë zgjidhur deri tani vetëm 486 ose gati 1 në 11 nga rastet e raportuara nga qytetarët. Për pjesën tjetër denoncimet janë në proces shqyrtimi nga autoritetet.

Tirana zë 50% të denoncimeve në rang vendi, ose 2246 shkelje të raportuara.

Gjysma e tyre, ose 1146 denoncime, shkojnë për zënie të trotuareve ose hapësirave publike.

318 raportime për parkimet e paligjshme private dhe 292 raste të ndërtimeve pa leje apo në shkelje të lejes. Në Tiranë shqetësuese mbetet ndotja fizike e akustike me 172 denoncime. 227 qytetarë kanë denoncuar për shkelje të tjera në dëm të pronës publike.

Durrësi është qyteti i dytë me denoncimet më të mëdha, me 417 raste në total, prej të cilave kampion mban sërish zënia e trotuareve me 206 raportime.

71 për ndërtimet pa leje dhe 67 për parkime private të paligjshme. Edhe në Durrës ndotja fizike e akustike është shqetësuese.

Vlora si një nga qytetet më në zhvillim për shkak të turizmit, regjistron 236 denoncime. Edhe këtu zaptimi i trotuareve dhe hapësirave komunitare mbetet shqetësimi kryesor me 101 raportime, për të vijuar me ndërtimet pa leje në 45 raste, parkimet dhe ndotja akustike.

Edhe qytetarët e Elbasanit ndjejnë të njëjtin shqetësim, zaptimi i trotuareve në 65 raste nga 172 në total. 34 denoncime për ndërtime pa leje dhe 27 për parkimet.

157 denoncime kanë ardhur nga qytetarët e Shkodrës, dhe 129 nga të Fierit. Edhe në këto dy qytete shqetësimi kryesor mbeten trotuaret.

Më pak denoncime vijnë nga Berati, Lezha, Gjirokastra, Korça, Kukësi dhe Dibra por edhe këtu zaptimi i trotuareve zë vendin e parë.

Qytetarët duhet të plotësojnë një formular, me përshkrimin e ngjarjes apo shkeljes së pretenduar, të saktësojnë vendndodhjen dhe të ngarkojnë foto ose video nga hapësira e zaptuar. 

Denoncuesi mund të vetëidentifikohet përmes portalit e-Albania, ose të qëndrojë në anonimat.

Në rast të mosreagimit nga ana e autoriteteve brenda 24 orëve, qytetarëve u jepet mundësia e ankimit përmes një tjetër formulari.

Denoncimet në platformën “Hapësira ime Publike”
Korçë 87
Berat 55
Lezhë 53
Dibër 39
Gjirokastër 29
Kukës 10

V.GJ /G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • nona: 15/08/2025 02:04

    DENONCIME SA TE DUASH..PRISHJE ZERO...

    Përgjigju
  • Foto: 14/08/2025 17:46

    Esco Bar tek nen kalimi per te Kodrat è Diellit ? È liruan trotuarin ?

    Përgjigju
    • Xxxxx: 14/08/2025 20:05

      Trimat nuk dorezohen

    • s'ia vlen: 14/08/2025 19:39

      pse nuk shkon e ben denoncimin tek faqja qe shteti ka vene ne dispozicion?

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?