“I kam bërë të gjitha shërbimet në privat, të gjitha”.
Prej rreth 4 vitesh, Ramazan Shkambi po përballet pothuajse çdo javë me dyert e spitaleve në vend. 72 vjeçari i diagnostikuar me diabet, me zemër dhe së fundmi edhe me herediskale, tregon për Report Tv se shërbimet më të mëdha mjekësore është detyruar t’i marrë në privat.
“Më thanë në tetor do bësh rezonancën, vdiq ti thotë ai njëherë, dhe në tetor të thonë hajde. 130 skaneri, dhe 150 rezonanca, edhe s’të japin asnjë gjë. Tani presim ose të bëhem operacion, ose do vetëhidhem nga ndonjë pallat”.
Për çiftin e moshuar, krahas sëmundjeve, barrë për ta janë edhe kostot e ilaçeve.
“Me probleme shumë, 150 mijë lek marr pensionin. Ne marrim vetëm insulinat e diabetit me rimbursim. Na ndihmojnë fëmijët, por edhe ata kanë hallet e veta. Me 200 mijë lek pension çdo bëjmë ne me ato”.
Së fundmi edhe mjeku Erion Dasho ka folur për Report TV, skandalin e Onkologjikut, ku akuzohen për shpërdorim detyre, mjek, infermire dhe koordinator të spitalit të Onkologjikut.
“Është këmbanë alarmi për qytetarët për pacientët sepse ata e vuajnë më shumë në të gjithë sitemin shëndetësore shqiptarë. Problemi është universal vazhdon prej shumë vitesh dhe ka prekur të gjitha spitalet, fakti që është i përhapur nuk do me thënë që është i pranueshëm. Mjekët që i nxisin pacientët që të shkojnë në klinika private kanë interes personal pra përfitim personal”.
Ore tē gjith ankohen pēr shērbimin spitalor por shumica gēnjejn. Po vērini para pērgjegjsis mjekēt hajdut. Kur mjeku ju thot shko tē privati mereni zvar mjekun qelbanik, e kur tē gjith tē jeni bashk tē shikoni ju se si bēhen pula kta mjek monstra kriminel me bluza tē bardha. Vetēm ankoheni e rini si pulat tregoini vēndin kriminelve e tē shikoni se si bēhen kta maskarenj.
PërgjigjuQë ka mangësi kjo nuk diskutohet por duhet të jemi realist sepse nuk janë të gjith vampirët përjashto rastin te onkologjiku që duhet ti nxjerrin ujë te zi.
PërgjigjuJam kunder pergjithesimeve, nuk mund te futen te gjithe ne nje kategori, eshte e vertete, por po te punojne dhe ne klinika private qofte te tyret apo si te punesuar, nuk do kene as fuqi dhe as interes te punojne sic duhet. Duhet ta ndajne mendjen mjeket ku do punojne ne shtet apo ne privat. Dhe idejacqe mjeket te bejne pune private ne spitalin shteteror duke marre x% te pageses qe do beje qutetari, prape kete perfundim do arrihet qe nuk fo kete « kohe » nuk do kete « aparat » etj qe hallexhiu te veje pasdite me pagese. Mjeket qe studente duhet ta ndajne mendjen do bejne betimin e hipokratit apo do merren me biznes.