Kronikë

Qytetarët nuk i binden ligjit, sekuestrohen 347 fishekzjarre me fuqi të lartë shpërthyese

31 Dhjetor 2019, 20:20| Përditesimi: 31 Dhjetor 2019, 20:24

  • Share

TIRANË-Pas kontrolleve të bërë ditën e sotme, janë sekuestruar

347 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, si dhe janë proceduar penalisht tre persona të dyqaneve. Uniformat blu bëjnë me dije se 217 fishekzjarre u sekuestruan në Berat, 100 në Tiranë, 30 në Prrenjas.

Policia bëjnë me dije se kontrollet do vijojnë edhe në këto orë të mbetura të këtij viti, me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme për sa i përket lëndëve piroteknike.

"Vijon kontrolli në të gjithë vendin, për sekuestrimin e lëndëve piroteknike. Sekuestrohen në Berat, Tiranë e Librazhd 347 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese. Procedohen penalisht tre shtetas, pronarë të dyqaneve ku policia gjeti dhe sekuestroi fishekzjarrët.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim edhe me shërbimin zjarrfikës, ka vijuar kontrolli i pandërprerë në subjekte të ndryshme dhe tregje me shumicë e pakicë, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Si rezultat i kontrolleve, në Berat, në dyqanin në pronësi të shtetasit L. M., u gjetën dhe u sekuestruan 217 fishekzjarrë. Në Tiranë, në dyqanin e shtetasit M. N., u gjetën dhe u sekuestruan 100 fishekzjarrë. Ndërsa në Prrenjas, në dyqanin e shtetasit T. K., u gjetën e u sekuestruan 30 fishekëzjarrë. kontrollet do vijojnë edhe në këto orë të mbetura të këtij viti, me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme për sa i përket lëndëve piroteknike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?