Pavarësisht numrit në rritje të të infektuarve, qytetarët duket se sërish nuk janë sensibilizuar për përdorimin e maskave.
Policia vijon kontrollet në të gjithë vendin ku gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 468 persona të cilët janë konstatuar pa maska në rrugë.
9 prej tyre janë shoqëruar në komisariat pasi nuk kanë pasur apo kanë refuzuar të tregojnë një mjet identifikimi.
Pasi u identifikuan në polici, ata u gjobitën me masë administrative 3000 lekë dhe më pas u lanë të lirë.
Gjithashtu autoritetet vijojnë kontrollet edhe nëpër lokalet e kryeqytetit ku gjatë kësaj periudhe kohore u gjobitën 20 lokale me 1 milionë lekë të reja të cilët kanë vendosur muzikë pas orës 20:00.