Qytetarët të 'pabindur'/ Vijojnë dasmat në vendin tonë, gjobiten 2 lokale në Fier dhe Korçë

5 Gusht 2020, 10:33| Përditesimi: 5 Gusht 2020, 13:50

  • Share

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia e Covid19 qytetarët akoma nuk janë ndërgjegjësuar për respektimin e rregullave të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë.

Administratori i një restoranti dasme në Fier është gjobitur me 1 milionë lekë të reja, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Pas kontrolleve të ushtruara nga policia në Fier, u zbulua se restoranti i dasmave me administrator 63 vjeçarin me iniciale F. V., po zhvillonte një dasmë në ambientet e biznesit të tij.

Ndërsa një 57 vjeçar me iniciale A. D., është proceduar për veprën penale "Prishje e qetësisë publike". Pasi kishte shkuar me pushime tek Gjiri i Lalëzit, 57 vjeçari ka vendosur muzikë të lartë në banesën e tij, për shkak të një ceremonie familjare.

Ndërsa Policia e Korçës ka ndëshkuar me 100.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti në rrugën nacionale Boboshticë-Dardhë, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Lokali me pronar 54 vjeçarin me iniciale A. T., banues në fshatin Boboshticë, i është vendosur masë administrative 100.000 lekë.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?