Qytetarët vijojnë të mos mbajnë maska, policia vendos 690 gjoba në 24 orë

24 Tetor 2020, 15:22| Përditesimi: 24 Tetor 2020, 15:34

  • Share

Qytetarët të cilët vijojnë që të mos respektojnë vendimin për mbajtjen e detyrueshme të maskave vijon. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë gjobitur 690 qytetarë të cilët janë konstatuar pa maska në rrugë apo në automjete.

523 prej tyre ishin këmbësorë të cilët nuk ishin të pajisur me maskën mbrojtëse, ndërsa 167 të tjerët ishin pasagjerë (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik. 

Të gjithë këta qytetarë janë gjobitur nën masën 3000 lekë, shifër e cila do të vendoset në faturën e energjisë elekrike.

Ndërkohë nga qytetarët e gjobitur, 10 prej tyre u shoqëruan në komisariat pasi në momentin e ndalimit nuk kanë qenë të pajisur me mjet identifikimi.

Pasi u identifikuan në komisariat, ata u lanë të lirë si dhe u gjobitën.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?