Berisha në një nga 'Foltoret' e tij

Opinion

Qytetari Digital, patronazhist i PD në Milano

9 Nëntor 2021, 12:28| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 12:30

  • Share

Me një tufë fotosh, ardhur nga Milano, z. Berisha denoncon paudhësinë e Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët kanë paskëshin shkuar në Milano për modë dhe të blerë rroba tek Zara! Diçiturë e përzgjedhur nga ish shefi i tyre i cili shquhet për talent në këtë zhanër. Media i kushtoi goxha hapsirë ngjarjes, aq sa z.Gjekmarkaj u detyrua të bënte një rrëfim para publikut mbi vizitën e tyre në Itali.

Në opinionin tim ngjarja nuk është qëllimi i shkuarjes së  deputetëve Anti Berisha në Itali, as pazari  në dyqanet e modës dhe as publikimi i disa fotove të tyre në një kafene në Milano. Lajmi duhet të fokusohet tek ngjarja e vërtetë, që dikush qëllimisht iu ka bërë atyre disa foto, duke u kujdesur që objektivi i aparatit fotografk të përfshijë detaje të hollësishme. Pra nuk është foto e rastësishme bërë nga kureshtarë por është foto e bërë nga një dorë e sprovuar dhe e porositur. Kjo muk mund të kundërshtohet, përndrushe nuk kishte përse këto foto të binin në duart e Z.Sali. dikushi paska gjetur momentin për të përmbushur misionin e ngarkuar dhe nuk ka hezituar të shprepij aparatin disa herë. Fotot e tyre vijnë në Tiranë dhe përdoren për shantazh ndaj deputetëve kundërshtarë.  Një ngjarje e tillë nuk ndodh për herë të parë. Jemi lodhur duke parë më shumë sajime se të vërteta nga Qytetari Digital i Sali Berishës ndaj kundërshtarëve politik për ngjarje brenda vendit. Por në këtë rast nuk bëhet fjalë për Qytetarin Digital.

 Duket qartë se në PD është zhvilluar dhe zhvillohet një veprimtari e mbledhjes së informacionit, gjurmimit, spiunimit dhe shantazhimit, fijet e së cilës kanë mbetur në duart e të fortëve pranë ish kryetarit. Ka qenë dhe vazhdon të jetë një linjë okulte që funksionon pa prerë dhe me sa duket jo vetëm vullnetarisht. Janë të ngërthyer militantët patronazhistë dhe profesionistët të cilët kryejnë misione të llojeve të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në historinë e PD janë shënuar ngjarje të shëmtuara ku protagonistë kanë qenë këto kontingjente, natyrisht të orientuara nga qendra. Mund të rreshtojmë ngjarje nga më pikantet në llojin e vet si shantazhin ndaj Neritan Cekës, ndaj Familjes së të ndjerit Gramos Pashko, ndaj të ndjerit Azem Hajdari, tentavivën për eliminimin e Aleksandër Meksit, sulmin ndaj Paskal Milos ish ministër i Punëve të jashtme në Bruksel (1997!), vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan (Prill 2021!).

Rasti i Milanos, më së miri, provoi edhe një herë se çfarë kontogjentesh janë aktive në gjirin e PD dhe se çfarë gjëmash, veç atyre që përmdnëm më sipër, mund të bëjnë këto kategori militantësh, nëse mund ti quajmë militantë. Kur PD ka qenë në pushtet veprimtaria e kësaj strukture okulte është mbështetur haptaz prej strukturave të SHIK-ut e të Policisë së Shtetit. Bashkërisht kanë kryer krime të shëmtuara, veçanërisht në fushatat zgjedhore duke shantazhuar qytetarë e politikanë deri edhe në prishje të proceseve zgjedhore; kujto zgjedhjet parlamentare dhe ato locale 1996!.. Por ëshë akoma më e frikshme kur mendon se për llogari të këtyre jo pak “militantë” strukturave punojnë jashtë Shqipërisë. Si admiistrohen e financohen këto kontogjente? Çfarë rreziku përbëjnë për demokracinë këto kontigjente?! Unë mendoj se në media duhet shënjestruar ekzistenca dhe veprimtaria e kësaj linje okulte dhe jo të analizohen ngjarje të veçanta.

Këtu duhet të angazhohen edhe strukturat e posaçme shtetërore të antikrimit. Gjej rastin ti kujtoj Z.Gjekmarkaj se Ai harxhoi kohë e mundim për të ironizuar, anatemuar e akuzuar patronazhistët e PS, veprimtaria e të cilëve është politikisht militante, e hapur, e drejtë për drejtë dhe jo shantazhuese; por ndërkohë nuk gjeti as kohën e as kurajon që përmes ironisë të flasë për militantët e PD, të cilët e kanë gjurmuar pa prerë gjatë qëndrimit në Milano; kuptohet jo vetëm atje! Ndoshta dikush e ka këshilluar ta lerë me kaq. Si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndoshta më shumë për portretin që ka shaqur deri dje, i takon të hedhë hapat e duhur për të zhbërë linjën malinje brenda PD, kuptohet jo i vetëm. Iu sugjeroj: Luftoni hapur dhe ashpër ta neutralizoni veprimtarinë e kësaj linje, në të kundërt fuqinë dhe brutalitetin e sajë, së shpejti, do ta provoni në kurrizin tuaj.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?