Kryeministri Edi Rama, gjatë dëgjesë ss sotme në Laç, iu drejtua drejtorit të hipotekës lidhur me problemin e një qytetari që u ankua se nuk kishte marrë çertifikatën e pronës së tij, pavarësisht se kjo e fundit ishte legalizuar.
Rama kërkoi që të ngrihej në sallë drejtori i hipotekës së Laçit të cilit i kërkoi llogari për rastin.
Drejtori i Hipotekës: Për sa kohë kam që jam unë drejtues te zyra regjistrimit zotëria nuk ka ardhur tek unë, por me dijeninë që kam, ka mbivendosje.
Rama: Ai ka shtëpinë aty, nesër në mëngjes zotëria do të vijë të të takojë. Mbi baznë e situatës faktike, do ti japësh çertifikatën në dorë dhe pasdite pres lajmin nga ty që e zgjdihe prpobelmin, po s’erdhi lajmi nga ty te unë, që është pzotiv, do vijë nga une te ty dhe do jetë negativ.
Drejtori i Hipotekës: Në rregull.
Rama: Ke hallin e drejtorit
Qytetar: kam një tjetër hall, ka një muaj që kanë hequr drejtorin, po nuk kalon rroga pa firmën e drejtorit.
Rama: Do ta gjejmë drejtorin, poa merak, sdo të lemë pa drejtor meqë do drektor mbi kokë.
Kishte 700 vende pune në Panairin e Lezhës, dhe me paga të ulta edhe me të larta. Kështu nës e ke seriozisht që do punë, mjafton që më thua që e pranon punën në privat për 24 orë ta gjej punën. Nuk do punë, patjetër je në rregull” – ju drejtua Rama një të papuni në sallë.