Qytetari në Fier kundërshton vendosjen e shtyllës së tensionit të lartë brenda tokës së tij: Projekti është ndryshe, do ngujohem në pronën time

7 Qershor 2023, 11:31| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 11:57

  • Share

Një qytetar i Fierit ka kundërshtuar vendosjen e një shtylle të tensionit të lartë në hapësirën e tokës së tij për të cilën sipas tij zotëron dokumentacion të rregullt. Ervin Memo pretendon se shtylla e tensionit të lartë për linjën që shtrihet nga Karavastaja deri në ish Azotikun në Fier që do të përdoret për panelet diellore, cënon një sipërfaqe të tokës së tij ndërkohë që në projekt rezulton të jetë projektuar në mes të një rruge.

Qytetari ka hyrë në tokën e tij me makinë në vendin ku pritet të kryhen punimet, duke kundërshtuar punonjësit e firmës. Punonjësit e policisë kanë tentuar ta largojnë nga vendi ku pritet të nisin punimet, por Memo ka rezistuar duke u ngujuar brenda makinës së tij.

“Në fillim pashë këta të firmës që bënin përgatitje për punë dhe menjëherë jam ngujuar brenda makinës. Kanë ardhur forcat e policisë dhe kanë tentuar të më nxirrnin.  Kërkonin të më arrestonin me dhunë. Do qëndroj i ngujuar sepse jam në territorin e pronës time. Po përjetoj një traumë të padrejtë, se po të jetë diçka tjetër, unë jam i pari që zbatoj ligjin. Nuk dua as lekë, vetëm dua drejtësi. Rruga ku duan të bëjnë shtyllën, është këtu. Është zaptuar nga një zotëri tjetër aty. Rruga nuk vjen në tokën time. Unë ankohem sepse nuk do e bëjnë shtyllën aty në rrugë siç kanë letrat por duan të bëjnë tani në mes të parcelës”- shprehet qytetari.

Linja e tensionit të lartë shtrihet nga Karavastaja deri në ish Azotikun Fier dhe po ndërtohet nga kompania italiane ‘Votalja’ për t’u përdorur për panelet diellore.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/06/2023 00:09

    Zoteria eshte ne te drejten e tij t'a kundershtoje,token e ka te tijin ligjerisht.Duhet t'i kishin marre leje,ose minimumi t'i paguajne cdo muaj te drejten per te perdorur token e tij per shtyllen.

    Përgjigju
  • Maks: 07/06/2023 12:04

    E ke tok babe apo toke qe ta ka dhen partia me ligjin 7501

    Përgjigju
    • Noc Rroku: 07/06/2023 16:59

      Ja dha Sala se e desh fort gëëërrr kun dhe zbatoi në Shqipëri ligjin e tokës që u zbatua në ÇAMËRI,siç i dha kufirin e vrromorepirit duke vendosur piramida me vorrezat,si u dha tokën vrromoipiretëve duke lënë pa tokë Shqiptarët, sic i vrau ,shkatërroi çdo gjë dhe sot në këtë vënd nuk ka më Shqiptarë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?