Një qytetar nga Bulqiza teksa ka vendosur disa pankarta para mjedisit të SPAK në një prononcim për mediat deklaroi se ka dalë të protestojë për një çështje gjyqësore të tijën, konkretisht për një dyqan.
Qytetari thotë se çështja ka 10 vite në apel dhe akoma nuk është zgjidhur
“Kërkoj drejtësi, jam në gjyq për një dyqan në Bulqizë. Ka 10 vite në apel kjo çështje. Kam dalë të kërkoj të drejtën time, pronën time. Por këta gjyqtarë nuk gjykojnë të drejtën time”, thotë qytetari.
Ndërkohë në pankartat që ai ka vendosur shkruhet: Protestoj se gjyqtarërt që më kanë gjykuar mua janë hajdut të korruptuar, gjykojnë në me mik ose lek; O gjyqtar të korruptuar dhe hajdutë, më jepni të drejtën time; Thirrje KLD, SPAK-ut, hetoni dhe veproni.
Komente
