Foto ilustruese

Kronikë

Qytetari sherr me punonjësit e bashkisë së Dibrës! Përfundojnë të tre në Komisariat

11 Tetor 2024, 20:19| Përditesimi: 11 Tetor 2024, 22:42

  • Share

Dibër-Një konflikt mes një qytetari dhe dy punonjës të bashkisë Dibër është regjistruar pasditen e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth 16.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë.

Sipas informacioneve paraprake raportohet se janë përplasur për motive banale.

“Rreth orës 16.00, në bulevardin e  qytetit të  Peshkopisë, shtetasi B.M., për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K., dhe E.M.(punonjës të bashkisë Dibër)”thuhet në njoftimin e policisë.

Të tre personat e lartpërmendur janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Prokurorisë,  po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?