Shumë shpejt do të ketë një paketë speciale ligjore për zaptuesit e hapësirave publike, njoftoi kryeministri Edi Rama. Paralajmërimin, kreu i qeverisë e bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqi me video, një rast abuziv as 1 kilometër nga bulevardi i Tiranës. Një hapësirë publike poshtë një blloku pallatesh ishte zaptuar dhe shndërruar në një mini-servis mjetesh.
Ndëshkimi nuk mund të jetë më vetëm gjoba – thekson Rama – por duhet burg.
“Kjo nuk mund të jetë kurrësesi një skenë e zakonshme nga jeta e një lagjeje në qytetet e Shqipërisë 2030 në BE, e jo më një skenë e përditshme as 1 kilometër nga bulevardi i Tiranës. Dhe këtu nuk është çështja të shkojë ky e të shkojë ai për t’i larguar këta dhunues të jetës komunitare duke i gjobitur.
Këtu duhet vënë njëherë e mirë me ligj e me zakon dhe kushdo që e dhunon hapësirën e përbashkët publike me një akt zaptimi, duke bllokuar, ndërtuar, ndotur apo bërë biznes në kurriz të komunitetit, duhet të ndëshkohet penalisht Shumë shpejt do të kemi një pako speciale ligjore për këtë soj dhunuesish”, shkruan Rama.
Pamja është filmuar nga një apartament i pallatit, çka nënkupton se është denoncuar te kryeministri nga vetë banorët e zonës.
Nuk vonoi dhe në një postim të dytë, kryeministri paraqiti një foto të re, me forcat e policisë që nisën procedurat ligjore.
“Do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlilloj”, theksoi Rama.
Në të gjithë vendin ka nisur aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, mbështetur nga policitë bashkiake dhe të rendit për lirimin e hapësirave publike, kryesisht nga struktura pa leje të vendosura nga bizneset, bare e restorante. Kulmi i këtij aksioni ishte në Theth, fshatin e mbrojtur ku u spastruan dhjetëra objekte veçanërisht kabina të ngritura pa lejen e autoriteteve.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër foto nga një gomisteri në Tiranë, që kishte zaptuar një hapësirë në një bllok pallatesh. Rama shkruan se nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës. Më tej, thekson se do merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm
“Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit. Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlilloj”, shkruan Rama.
Komente

O Ramses po ai konfiskimi mbi 2% të lejes së ndërtimit ça ishe aman!? Pse deri në 2% përqind dallavere inspektorësh pranon ligji, apo është zarfi për dikë?
PërgjigjuKush eshte sistemi i qarkullimit te parave Hawala??! Nje shembull i " Marie stopes " clinic. Nje transgender dhe nje paloqe donin te beheshin te paret e fshatareve ne kodrat e TEG. Por, per kete duhej nhe femije qe ti bente te " paret e elites", dhe per kete duhet te nenshkruanin nje kontrate me Satanin dhe te beheshin ushtare te tij besnike. Por paloqja nuk kishte loqe keshtu vodhi loqet e Cimit te Nokes polic qe zanat dhe oasion kishte trafikimin e prostitucionit. Tani ata u bene tre ushtare te Satanit bashke me pjellat e tyre te modifikuara gjenetikisht. Pra kemi nherkun paloqe qe ka ne gen homos3ksual, kemi mami transgender tenxherja e avullimit te vezeve te babait trafikant prostitutash. Dhe cfare trasheguan nga gjenetika e kesaj familjeje te percudnuar?? Qe ju te kuptoni qarkullimin e biznesit Hawala ne fshatrat e Saukut. Post Scriptum: Megjithate keta nuk deshironin te ishin ushtaret e vetem te Satanit. Shembullin e tyre e ndoqen qindra mijera te tjere. Dmth Nailja me dybeket e tyre..
Përgjigjundotjen shikoje cdo dite nga urbanet e tiranes qe punojne me nafte dhe dum dumdumet qe qelbin ambientin nga muzat e larta te lokaleve, ketu ske cavte anyone's me pare se eshte qelbur vendi keq fare, nga koshatbe plehrave we nuk zbatoni nje politike orientuese dhe ndaluese edhe per ata qe gerrmojne ne kazane plehrash qe dihen ndaluar, sa shkon te hedhesh plehrat ne kazan te vjen nje me tel ne dore qe germon tek pecetat e mutit qe ti je kujdesur ti izolosh mire neper qese.....organizo bashkine rame
Përgjigjune rrugen ibrahim dervishi,njesia 5 ne mes te pallateve ka nje servis qe lyen makina qe e mbush gjith rrugen me makina te perplasura dhe era e bojes na futet ne shtepi cdo dite. servis qe lyen makina ne mes te tiranes dhe askush smer masa
PërgjigjuAksion urgjent kunder ndotjes se detrave tane! Kontroll, monitorim dhe penalizim i shkelesve, qofte nga bregdeti, qofte nga anijet/jahtet/skafet qe çlirohen nga plehrat e tyre duke i hedhur ne ujrat shqiptare!!! Ku jane Ministrite e Turiznit, e Kontrollit te Territorit, e Brendshme dhe e Jashtme???
PërgjigjuPo kaq interes duhet te tregosh dhe per hapsiren ajorore dhe detare...si ruhet dhe monitorohet ajo, se mos te kalon ndonje avion dhe anije e ste paguan taksat e te ndot mjedisin...
PërgjigjuJo vetem keta por shikoni te gjithe mekaniket qe parkojne makinat e prishura ne vendet publike dhe nuk meret asnje mase ndeshkimore
Përgjigju