Karriget e djegura nga PD në oborrin e Kuvendit

Qytetari shqiptar ka një detyrë shumë të rëndësishme në zgjedhjen që po vijnë!

30 Shtator, 19:53| Përditesimi: 30 Shtator, 19:55

  • Share

Qytetari shqiptar nuk duhet t'i konsiderojë zgjedhjet që po vijnë si zgjedhje politike mbi bazën e historikut të tranzicionit, nostalgjisë të viteve '90, apo të urrejtjes për periudhën e Regjimit!

Politika shqiptare ose më mirë kjo klasë politike ka pasur kohë plot në 34 vjet për të na mbushur mendjen se është e dobishme dhe e sinqertë për ofertën europiane që kanë kërkuar shqiptarët që në protestat e para në fillim të viteve '90, me sloganin se: "E duam Shqipërinë si gjithë Europa". 

Zgjedhje periodike kemi bërë disa herë, rotacion apo ma mirë marrëveshje për riciklim kemi pasur disa herë, por nuk kemi parë asnjë shenjë pendese  apo koherence të kësaj klasë politike ndaj kërkesave, sfidave, dëshirave apo aspiratave të shqiptarëve. 

Konflikti dhe dhuna si model, aksion dhe frymëzim mbeten karakteristika identifikuese dhe të pandryshueshme nga kjo klasë politike. 

Cilësia e jetës të parlamentarizmit nga fillimet e para të demokracisë me intelektualë e me debate konstruktive është përkeqësuar gjithnjë e më shumë duke humbur rolin parësor si një forum i rëndësishëm ku flitet e debatohet me argumente për çështjet e qytetarëve. 

Situata aktuale në Parlament ku dhuna dhe gangsterllik janë kthyer haptas sfidë mes palëve, nuk dëshmon rolin dhe qëllimin për të cilët votohen deputet në Parlament.

Nëse mendojnë se në Parlament dikton e vendos ai që është më gangster, më i fortë dhe më i padisiplinuar e kanë shumë gabim! 

Nëse mendojnë se me akte dhunë e agresivitetit mund të zgjidhin hallet e tyre  në emrin e qytetarëve e kanë po gabim!

Pamjet e vazhdueshme të muajve të fundit që vijnë thuajse në çdo të enjte nga salla e Parlamentit nuk janë modelet e një demokracie perëndimore ose të një vendi që kërkon të bëhet pjesë e BE! 

Qytetarët shqiptarë duhet të kërkojnë atë që Berlusconit e quante shpesh në Itali: "La terza Via". Pra, rruga e tret përtej konfliktualitetit dhe radikalizmit! 

Shqiperia, ka nevojë per një alternativë te moderuar të të Djathtës! Shqiptarët duhet të votojnë në zgjedhjet e 2025 për politikë të re e krejt ndryshe nga ajo që kanë pasur për fat të keq në gjithë këto vite tranzicioni! 

Dhuna dhe gansterët nuk duhet të jenë më në atë Parlamenti me votën e qytetarëve! Nuk është Parlamenti një arenë gladiatorësh apo të fortësh, por është e duhet të jetë tempulli i demokracisë që përfaqëson asportata e shqiptarëve të tradhtuar që në fillim të viteve '90. 

Qytetarët mund t'a largojnë këtë klasë politike vetëm me votë plebishitare! Kjo klasë politike me agresivitetin e saj të vazhdueshëm dhe të pandryshueshëm, me konfliktualitetet si modele për të arritur qëllimet politike, me babëzinë e ka mbyllur ciklin e saj real! Vazhdueshmëria e tyre ose qëllimi për të qëndruar me çdo kushtë çdo ditë që kalon kthehet në një kosto të rëndë për vendin dhe demokracinë!

Ata që u vendosën flakët ulëseve të tyre, nesër mund të rrisin oreksin që t'u vendosin flakën sallave të gjykatave dhe institucioneve të tjera të Shtetit! Kjo nuk është rruga e duhet për një politikë që kërkon të jetë alternativë!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alfred: 30/09/2024 21:08

    Mor kodosh F. Mula , apo më mirë karaduz i klasit të lartë na dhe një pamje të bukur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?